Planifikimi i prodhimit të koncentratit të plumbit dhe zinkut

Në planin e prodhimit të koncentratit të plumbit dhe zinkut në minierën e Kishnicës dhe Artanës vërehet një mospërputhje e theksuar mes sasive të planifikuara dhe atyre të realizuara. Vetëm vitin e kaluar, për plumbin ishte planifikuar një prodhim prej 1.098 tonësh, ndërsa realizimi ka arritur në 278 tonë. Për zinkun, plani parashihte 2.003 tonë, ndërsa realizimi ka qenë vetëm 329 tonë.