Numri i hyrjeve të shtetasve rusë dhe kinezë në Serbi

Serbia është ndër vendet e pakta në Evropë, ku shtetasit rusë dhe ata kinezë mund të qëndrojnë deri në 30 ditë pa viza. Ndërsa vizitorët kinezë ishin të shumtë në Serbi edhe para pandemisë COVID-19, numri i shtetasve rusë që hynë në këtë vend, u rrit ndjeshëm pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.