Në seanca nuk shkojnë, pagat i marrin

Dhjetë deputetë të rinj të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës kanë marrë paga nga më shumë se 7 mijë euro nga nëntori i vitit 2022 deri në marsin e vitit 2023. Gjatë kësaj periudhe janë mbajtur 26 seanca, kurse ata kanë marrë pjesë vetëm në njërën prej tyre, më 6 prill, kur, pasi janë nënshkruar, janë larguar nga salla e Kuvendit*. Paga mujore e një deputeti në Kosovë është rreth 1.700 euro.

*Mandati i deputetit bëhet i pavlefshëm, nëse, mes tjerash, mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit.

Grafika: Lendi Susuri • Burimi dhe fotografitë: Kuvendi i Kosovës
RFE/RL White BG (for Web)