Si votuan votuesit nga Kosova në vitin 2023?

Mbështetja që votuesit nga Kosova u dhanë partive në pushtet në zgjedhjet e kaluara, të udhëhequra nga Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste e Serbisë, ishte pothuajse absolute. Nga 23.878 votuesit që morën pjesë në zgjedhje, më shumë se 19 mijë prej tyre, përkatësisht rreth 80 për qind, mbështetën koalicionin qeverisës.