Kosova me inflacionin më të lartë në Ballkanin Perëndimor

Kosova pritet të ketë normën më të lartë të inflacionit në Ballkanin Perëndimor gjatë vitit 2026. Sipas projeksioneve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, inflacioni mesatar vjetor në Kosovë parashikohet të arrijë në 6.8 për qind këtë vit, ndërsa në vitin 2027 të ngadalësohet në 4.5 për qind.