Mediana e pagave: Kosovën e lënë prapa vendet e tjera evropiane

Mediana e pagave e ndan të gjthë fuqinë punëtore të një vendi në dy gjysma: gjysma e punëtorëve fitojnë më pak se kjo shumë, dhe gjysma tjetër më shumë. Meqë nuk ndikohet nga pagat shumë të larta apo shumë të ulëta, siç ndodh me pagën mesatare, ajo vlerësohet se e tregon më mirë standardin e jetës në një vend.

Në Kosovë, mediana e pagave është më e ulët sesa e të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian, dhe e të paktën disa shteteve të rajonit, si Shqipëria e Serbia.