Çfarë paguajmë për çdo litër karburant?

Për çdo litër karburanti, pjesa më e madhe e parave shkon për çmimin e furnizimit, përkatësisht për rafineritë dhe përpunuesit e naftës. Më pas, një pjesë e konsiderueshme e mjeteve shkon për shtetin, konkretisht për akcizën dhe tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), si dhe për rezervat e detyrueshme dhe për mjedisin jetësor. Gjithashtu ndahen mjete për kompanitë, përkatësisht për marzhën tregtare dhe shpenzimet operative përmes magazinimit, si dhe për transportin, që në total përfshijnë pak më pak se 8 denarë për litër.