Qytetarët e Kosovës po kursejnë çdo vit shuma gjithnjë e më të mëdha. Vetëm në korrik, vlera e depozitave në bankat komerciale ka kaluar shtatë miliardë euro. Paralelisht me rritjen e depozitave, është rritur edhe norma e interesit për to. Megjithatë, sipas ekspertëve, kjo normë mbetet ende e ulët krahasuar me kamatat e kredive.