Nafta (dizeli) dhe vaji ekstra i lehtë me rritje rekord

Një litër naftë (dizel) në pikat e karburantit në Maqedoninë e Veriut, në fillim të vitit 2026 shitej për 64,5 denarë, ndërsa tani ka arritur në 95,5 denarë, sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë. Benzina pa plumb shitej për 70 denarë, ndërsa tani kushton 86,5 denarë. Ndërkaq, vaji ekstra i lehtë shitej për 64 denarë, ndërsa tani kushton 92 denarë për litër.