Systema ka pyetur 42 ekspertë – shkencëtarë politikë, sociologë dhe gazetarë politikë – prej Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Evropës se “Kush vjen pas Putinit?” dhe ata kanë përmendur dy skenarë. Njëri prej tyre është që Putin do të emërojë vetë pasardhësin, apo Putin do të largohet prej skenës politike (sëmurët, vdes, dorëhiqet) dhe pasardhësi zgjidhet me konsensus të një grupi elitë. Atëherë, kush i ka mundësitë më të mëdha në secilin rast?