Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës thotë se muajve të fundit në komunat me shumicë serbe ka pasur rritje të aplikimeve për pasaportën e Kosovës. Në periudhën nga 1 janar deri më 30 korrik, kjo rritje ishte më e theksuar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, si dhe në Zubin Potok.