Gjatë vitit të kaluar, të gjitha komunat e Kosovës kanë shpenzuar rreth 93 për qind të buxhetit të përgjithshëm. Pa u shfrytëzuar kanë mbetur afro 58 milionë euro. Nga buxheti i Kosovës për vitin 2024 ishin ndarë rreth 743 milionë euro për komuna, ndërsa mbi 100 milionë euro ishin mjete të bartura nga viti paraprak. Në total, 38 komunat kishin në dispozicion rreth 843 milionë euro.