Sipas të dhënave të fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të publikuara më 16 maj, rritja ekonomike mesatare e vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2023 pritet të jetë 2.2 për qind, ndërsa në vitin 2024 parashihet të rritet në 3.4 për qind. Kosova pritet të ketë rritjen ekonomike më të lartën në rajon në vitin 2023 dhe atë 2024.