Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se numri i incidenteve me motive etnike është rritur gjatë vitit 2023. Nga janari deri në shtator të këtij viti, policia ka cilësuar 16 raste si incidente ndëretnike. Gjatë vitit 2022 ishin regjistruar 11 incidente si potencialisht me motive etnike, ndërsa në vitin 2021 ishin gjithsej 14.