Numri i punëkërkuesve në Kosovë, sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit të Kosovës, ka rënë për qindra mijëra brenda dhjetë vjetësh. Nga rreth 300 mijë punëkërkues të regjistruar në vitin 2013, numri i tyre ka rënë në rreth 29 mijë në muajin prill të vitit 2023.