Krahas rritjes së investimeve të huaja në Kosovë, gjithnjë e më shumë para investohen edhe nga qytetarët dhe bizneset kosovare jashtë vendit. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, nga viti 2020 deri në gusht të vitit 2026, investimet e huaja direkte në Kosovë arritën në afro 4.9 miliardë euro, ndërsa investimet nga Kosova jashtë vendit në afro 1.4 miliard euro.