Kosova ka shënuar regres në luftën kundër korrupsionit, sipas organizatës Transparency International. Në Indeksin e saj të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025, Kosova ka marrë një pikë më pak se vitin paraprak, duke u renditur e 76-ta në botë nga gjithsej 182 vende dhe territore, apo tri pozita më poshtë se më 2024.