Në çfarë sektorë bëhen investime të huaja direkte?

Në mesin e aktiviteteve ekonomike, sektori i patundshmërisë është vlerësuar si më tërheqësi për investitorët e huaj. Nga gjithsej 856.3 milionë euro investime të huaja të realizuara vitin e kaluar, mbi 75 për qind janë investuar në patundshmëri.