Prej nga furnizohet Serbia me armë dhe pajisje ushtarake?

Gjatë pesë vjetëve të fundit, Serbia është renditur ndër 40 importuesit më të mëdhenj të armëve në botë, duke zënë vendin e 37-të. Sipas raportit të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime mbi Paqen (SIPRI), në periudhën 2021-2025, furnizuesi kryesor i armëve dhe pajisjeve ushtarake për Serbinë ka qenë Kina.