Incidentet në shkolla në rritje

Policia e Kosovës ka evidentuar 592 incidente në shkolla dhe përreth tyre në vitin 2022. Shifra paraqet rritje krahasuar me vitin 2021, kur numri i incidenteve të tilla në shkollat e Kosovës ka qenë 413. Vetëm në dy muajt e parë të vitit 2023, ndërkaq, kjo shifër ka qenë 92.

Shënim: Nga 92 incidentet në shkolla dhe përreth tyre gjatë periudhës janar - shkurt 2023, 53 kanë pasur të bëjnë me raste të dhunës në shkolla. Ndërsa, gjatë vitit 2022 janë raportuar 354 raste të dhunës në shkolla nga gjithsej 592 incidente në këto institucione.
Grafika: Doruntina Baftiu Burimi: Policia e Kosovës
RFE/RL White BG (for Web)