Numri i lindjeve te maqedonasit ka rënë për 45%, ndërsa te shqiptarët për 30% në 15 vitet e fundit

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, numri i fëmijëve të lindur gjallë sipas përkatësisë etnike të nënës, nga viti 2010 deri në vitin 2024, shënon rënie si te popullsia etnike maqedonase ashtu edhe te ajo etnike shqiptare.