Kosova radhitet në nivelin e dytë, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit mbi trafikimin e njerëzve. Kjo do të thotë se Kosova ende nuk i plotëson standardet minimale për luftim të trafikimit të njerëzve, por se po bën përpjekje për ta ndryshuar këtë.