Lideri i partisë mbetet faktori kryesor që ndikon votën në Kosovë

Vendimi i qytetarëve të Kosovës për të votuar një parti politike ndikohet më së shumti nga lideri i partisë. Pas tij renditet historia e partisë, ndërsa programi politik dhe lista e kandidatëve kanë ndikim më të ulët në vendimmarrjen e votuesve.