Vlera e kredive në Kosovë dyfishohet krahasuar me vitin 2020

Vlera e përgjithshme e kredive në Kosovë ka tejkaluar shtatë miliardë euro deri në fund të gushtit. Krahasuar me vitin 2020, vlera e kredive është dyfishuar në shumicën e kategorive, përfshirë kreditë për ekonomitë familjare, sektorin e prodhimit dhe tregtinë me shumicë e pakicë.