Në raportin e publikuar nga PISA, Kosova radhitet si vendi me performancën më të ulët në rajon. Mali i Zi kryeson Ballkanin Perëndimor me performancën më të mirë, ndjekur nga Shqipëria e më pas nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Bosnje e Hercegovina nuk mori pjesë.

Por, nga të gjitha shtetet e rajonit, vetëm Mali i Zi shënoi përmirësim në performancë në krahasim me rezultatet nga viti 2022.