Djemtë, më shpesh viktima të dhunës në shkolla sesa vajzat
Në mesin e nxënësve nga klasa e gjashtë në të nëntën në shkollat e Kosovës, dhunë psikologjike thonë se kanë përjetuar rreth 63 për qind e vajzave dhe 69 për qind e djemve. Por, ata thonë se në shkolla përjetojnë edhe lloje të tjera të dhunës.