Bastioni i PDK-së në Drenicë

Në asnjë komunë të banuar me shumicë shqiptare, Lëvizja Vetëvendosje nuk mori rezultat më të dobët sesa në dy komunat e rajonit të Drenicës, në Skënderaj dhe Drenas, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar. Në këto dy komuna ka fituar historikisht Partia Demokratike e Kosovës.