Në pesë vjetët e fundit, buxhetet komunale kanë pasur rritje në mënyrë të ndjeshme. Por, në planifikimet buxhetore për vitin e ardhshëm vërehet se rritje më të mëdha do të përfitojnë komunat ku, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, është regjistruar numër më i madh i banorëve, si në Fushë Kosovë.