Numri i lejeve dhe certifikatave të përdorimit

Nga viti 2014 deri më 2023, në Komunën e Prishtinës janë lëshuar 1.601 leje për të gjitha kategoritë e ndërtimeve, derisa për të njëjtën periudhë janë lëshuar vetëm 147 certifikata përdorimi.

Që nga viti 2018, në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit është rritur numri i certifikatave të lëshuara të përdorimit, por këto certifikata u takojnë lejeve të lëshuara ndër vite - qoftë edhe para 10 vjetësh.