Ku janë vendosur barrikadat në veri?

Grupe qytetarësh serbë, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur mbi dhjetë barrikada në veri të Kosovës, përkatësisht në rrugët që çojnë kah vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Të fundit janë vendosur më 27 dhjetor në Mitrovicë të Veriut. Barrikadat janë ngritur në shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. Këto janë disa nga vendet ku ndodhen barrikadat:

Harta: Doruntina Baftiu
RFE/RL White BG (for Web)